Connect with us
Girl in a jacket

Superliga e Kosoves

Llapi shkon në tetë ndeshje pa fitore, barazon me Ferizajn

Published

on

Llapi e ka regjistruar edhe ndeshjen e tetë pa fitore në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina barazoi 1:1 me Ferizajn në shtëpi, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 50-të, Imamovic i Ferizajt u ndëshkua me karton të kuq dhe u mendua se gjithçka do të ishte më e lehtë për Llapin.

Në minutën e 89-të, Hamdi Namani realizoi për 1:0, por minutat shtesë ishin fatale për llapjanët.

Sokol Kiçina shënoi nga penalltia në minutën e nëntë shtesë, për ta mbyllur me barazim këtë sfidë.

Me këtë barazim, Llapi tani ka 17 pikë në vendin e shtatë, kurse Ferizaj mbetet i parafundit me një pikë më pak.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text