AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Llapi në barazim me Trepcen’89

0 0
Read Time:54 Second

Kanë përfunduar ndeshjet e Superligës së Kosovës.

2:2 përfundoi ndeshja në mes Llapit dhe Trepça `89, kurse edhe Drita mposhti 1:0 Dukagjinin, përcjell lajmi.net.

Golin për llapjanët e shënoi Maliqi në minutën e 27`, kështu duke i dhuruar epërsinë ekipit të Podujevës.

Përveç golit vendasit kishin edhe raste të tjera, por nuk ishin konkret.

Në pjesën e dytë Trepça `89 u këndellen dhe shënuan dy gola të shpejt me anë të Albion Pllanas.

Por, vendasit arritën të barazojnë rezultatin, pas autogolit të Rexhas në minutën e 89`.

Takimi tjetër në mes Dritës dhe Dukagjinit u mbyll me fitore të gjilanasve.

Gjatë pjesës së parë ishin ekipi nga Gjilani që dominuan dhe shënuan me anë të Simonovskit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Raste të tjera kishin Drita, por portën nuk e tundën më.

Në pjesën e dytë gjilanasit arritën të marrin epërsinë, pas golit nga Marko Simonovski në minutën e 60`.

Kështu me këtë barazim Llapi shkon në kuotën e katër pikëve, Trepça `89 në dy pikë dhe Drita katër gjithsej, kurse Dukagjini 0.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=