Read Time:34 Second

Sikur çdo fillim sezoni, Llapi është në krizë. Llapjanët u mposhtën në Ferizaj.
Skuadra e Ferizaj ka marrë fitore 2:1 në përballjen kundër skuadrës së Tahir Batatinës.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 29’ të takimit, me anë të Fazliut, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pak minuta para fundit të pjesës së parë, Ferizaj shënoi për 2:0, kësaj radhe me anë të Ramadanit.
Llapi gjeti golin në minutën e 73’ me anë të Krasniqit, por nuk arritën më shumë se kaq.
Me këtë rezultat, Ferizaj shkon në gjashtë pikë për pozitën e gjashtë, kurse Llapi mbetet në pozitën e parafundit me vetëm pesë pikë.