Llapi fiton kunder Drenices

0 0
Read Time:34 Second

Një gol e ka bërë diferencën në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Llapit, të vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, ekipi nga Podujeva regjistroi fitore me një gol të vonshëm.

Pjesa e parë nuk ishte produktive sa u përket golave, ndërsa goli i vetëm u realizua në pjesën e dytë të takimit.

Arbnor Ramadani e shënoi golin me vlerën tri pikë (88’) kur po afrohej fundi i takimit.

Me këtë fitore, Llapi ngritet në kuotën e 11 pikëve në përpjek për të dalë nga zona e rrezikut. Drenica qëndron në vend të gjashtë me 18 pikë të arkëtuara. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %