Connect with us
SKY

Superkupa e Kosoves

Llapi e Malisheva kalojnë në 1/8 e Kupës së Kosovës

Published

on

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi ka shënuar fitore të lehtë në përballje me Phoenixin, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me rezultat 4:1.

Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar, teksa serinë e golave për llapjanët e hapi Hamdi Namani, në minutën e 29-të.

Epërsinë në 2:0 e shtoi Elvir Gashijan, në minutën e 66-të, derisa më pas realizuan edhe Arbnor Ramadani (80′) dhe Mërgim Cërnavërni (84′).

Golin e vetëm për Phoenix-in e realizoi Enis Miranaj (85’).

Ndërkohë skuadra tjetër e elitës, Malisheva ka kaluar në 1/8 e finales me vështirësi, pasi ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë ndaj Kikës, 3:2.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text