Connect with us
Girl in a jacket

Superliga e Kosoves

Llapi bojkoton ceremoninë ‘Laureatët e Vitit 2024’, thonë se po dëmtohen nga FFK

Published

on

Me barazimin sot ndaj Dukagjinit, Llapi është pa fitore në 11 ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës, duke u zhytur në një krizë të thellë.

Skuadra llapjane tani ka reaguar në rrjetet sociale, duke aluduar se po i bëhet e padrejtë nga FFK, duke thënë se do të bojkotojnë çdo gjë të organizuar nga ky institucion, edhe ceremoninë ‘Laureatët e Vitit 2024’.

Reagimi i KF Llapit në Facebook

Sqarim për mediat dhe opinionin e gjerë

Për shkak të zhvillimeve dhe tendencave që dëmtojnë KF Llapin, kryesia e klubit ka vendosur të bojkotojë ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”.

Ne besojmë se momentalisht nuk ekzistojnë kushtet e duhura për të qenë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, për shkak të situatës aktuale në futbollin kosovar.

Bojkoti ynë ndaj FFK-së do të vazhdojë deri në momentin kur ky institucion të ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e situatës dhe funksionimit të futbollit në vendin tonë.

Me respekt,
Kryesia e KF Llapi

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text