Connect with us

Premier League

Liverpool pa mëshirë ndaj Manchester Unitedit, e mposht me rezultat të thellë në Old Trafford

Published

on

Liverpooli e ka mposhtur me rezultat të thellë 3:0 Manchester Unitedin në shtëpinë e saj në Old Trafford, në kuadër të javës së tretë të Premierligës.

Të kuqtë nga Merseyside vazhdojnë me pikë të plota, ashtu si Manchester City, teksa Djajtë e Kuq kanë vetëm një fitore, duke pësuar kështu edhe humbjen e dytë me radhë.

Përballja në Old Trafford ishte e balancuar në tërësi, por skuadra e Arne Slot ishte shumë më konkrete, duke shënuar në të gjitha rastet që gjuajtën në drejtim të Andre Onanën, e në anën tjetër vendasit nuk i konkretizuan rastet e mira.

Luis Diaz shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 35-të, i asistuar nga Mohamed Salah, por që mysafirëve paraprakisht VAR ua kishte anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Kolumbiani e shënoi shpejt edhe golin e dytë personal. Saktësisht në minutën e 42-të, Salah asistoi përsëri e Diaz e çoi topin në rrjetë për 2:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

Në 45 minutat në vazhdim u shënua vetëm një gol, teksa Alisson bëri dy pritje të mira, për të ndihmuar skuadrën të mos pësonte gol në këtë takim.

Golin për rezultatin përfundimtar 3:0 e shënoi Mohamed Salah në minutën e 56-të, me hungarezin Dominik Szoboszlai që ishte në rolin e asistuesit.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text