Read Time:23 Second

Liverpooli është i interesuar për mesfushorin Douglaz Luizin e Aston Villas.
Sipas asaj që raportojnë mediet në Ishull, lojtari është në listën e ngushtë të të pëlqyerve nga Jurgen Klopp.
Mesfushori ka një vit kontratë me skuadrën e Steven Gerrard, fakt ky që mund ta lehtësojë kalimin e tij në “Anfield Road”, pasi në vitin e ardhshëm mund të largohet me parametra zero.
Shuma që po ofron Liverpooli është diku rreth 20 milionë funte.