AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Liverpool fiton derbin

0 0
Read Time:51 Second

Liverpool e ka fituar derbin kundër Manchester City.

Kryendeshja e javës në Premier League i ka takuar skuadrës së Liverpool, e cila ka mposhtur 1:0 skuadrën e Manchester City.

Rezultati 1:0 nuk është pasqyra reale e këtij takimi, pasi të dyja skuadrat patën mundësi të mira për të gjetur më shumë gola.

Mirëpo, i vetmi që arriti të dërgonte topin në rrjetë ishte Mohamed Salah, i cili shfrytëzoi një gabim të Joao Cancelo për të dërguar topin në rrjetë.

Goli i Salah erdhi në minutën e 76’ dhe u regjistrua nën asistin e portierit Alisson Becker.

Ajo që vlen të përmendet nga ky takim është edhe ndëshkimi me karton të kuq i trajnerit Jurgen Klopp.

Liverpool mund të bënte më shumë në minutat e fundit, po të mos ishte për vendimet e gabuara të Darwin Nunez.

Me fitoren e regjistruar sot, Liverpool shkon në 13 pikë, kurse Manchester City mbetet në kuotën e 23 pikëve në pozitën e dytë, tani me katër pikë më pak sesa liderët e Arsenal.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=