AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Liverpool e shkatërron Rangers, Bayern bindshëm ndaj Viktoria

0 0
Read Time:1 Minute, 10 Second

Bayern Munich ka siguruar biletën për në fazën tjetër të Champions League. Liverpool në anën tjetër ka shkatërruar skuadrën e Rangers.

Bayern Munich mori fitore të lehtë përballë Viktoria Plzen, me rezultatin 2:4.

Bavarezët vulosën fatin e takimit qysh në pjesën e parë, kur shkuan me epërsi 0:4.

Golat për Bayern u shënuan nga Sadio Mane, Thomas Muller, e Leon Goretzka (2x).

Për Plzen, Vlakanova dhe Kliment ishin lojtarët që arritën të gjenin golin.

Në anën tjetër, fitore edhe më të thellë shënoi Liverpool në udhëtim kundër Rangers.

‘Reds’ e Jurgen Klopp fituan me rezultatin 1:7.

Rangers kaluan të parët në epërsi me golin e Arfield në minutën e 17’, kurse Liverpool barazoi me Firmino në minutën e 24’.

Në pjesën e dytë, Liverpool e shkatërroi kundërshtarin.

Firmino shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Liverpool në minutën e 55’. Serinë e vazhdoi Nunez me golin e minutës së 66’, Salah me het-trik në minutat 76’, 80’ e 81’, si dhe Elliott për rezultatin final 1:7, në minutën e 87’.

Liverpool shkon në nëntë pikë dhe mban pozitën e dytë në tabelë, dhe praktikisht prenë biletën për fazën tjetër. Rangers mbeten pa pikë në pozitën e fundit me 0 pikë.

Edhe Bayern mori biletën për 1/16, duke shkuar në 12 pikë pas katër ndeshjeve. Plzen, sikur Rangers, mbetet pa pikë në pozitën e fundit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=