Seanca e djeshme nisi me stërvitje në palestër e më pas trajneri, stafi teknik dhe ekipi zbritën në fushë për të bërë përgatitje atletike dhe taktike.

Kombëtarja do të mbyllë sot përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Çekisë.

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo do të mbahet në orën 17:45 dhe më pas do të vijohet me stërvitjen zyrtare të ekipit në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.