Kompeticioni më i rëndësishëm në botë Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe me nëntë ndeshje të vlefshme për fazën e ligës.
Përballja më interesante pa asnjë diskutim do të jetë ndërmjet Barcelonës dhe Bayern Munichut. Katalunasit duan “hakmarrjen” pasi janë turpëruar shpesh nga gjiganti gjerman këto vitet e fundit.
Në anën tjetër, edhe disa yje të Kosovës pritet të zhvillojnë minuta. Dyshja Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi janë pjesë e Sparta Pragës për përballjen ndaj Manchester Cityt.
Kurse, Lille me Edon Zhegrovën e pret një tjetër sfidë e vështirë, këtë herë në udhëtim te Atletico Madridi.
Të gjitha sfidat:
Atalanta – Celtic
Brest – Bayer Leverkusen
Atl. Madrid – Lille
Barcelona – Bayern Munich
Benfica – Feyenoord
Manchester City – Sparta Praga
RB Leizpig – Liverpool
RB Salzburg – Dinamo Zagreb
Young Boys – Inter.
Përpos dy sfidave të para, të gjitha ndeshjet e tjera do të nisin me fillim nga ora 21:00.