Sulmuesi i Norvegjisë, Erling Haaland, do të mungojë në ndeshjen ndaj Skocisë.
Norvegjia thotë se lëndimi i sulmuesit të Manchester Cityt nuk është serioz, edhe pse ai nuk është i disponueshëm për ndeshjen kundër Skocisë sepse “ai ka shumë dhimbje” dhe funksioni i tij është “disi i kufizuar”, raporton SkySports.
Haaland, i cili do të shpresojë të rikuperohet për ndeshjen e Cityt në Premier League kundër Liverpoolit të shtunën më 25 nëntor, pësoi lëndim kundër Ishujve Faroe të enjten.
Norvegjia nuk do të thërrasë një zëvendësues për Haaland, thotë trajneri Stale Solbakken.
“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për lojtarët sulmues në skuadër”, deklaroi mes tjerash Solbakken.
Norvegjia do të përballet me Skocinë të dielën me fillim nga ora 20:45.
Norvegjia është pa shanse për kualifikim në Euro2024.