Leicester zhgënjen sërish, mposhtet nga Fulham në shtëpi

0 0
Read Time:45 Second

Leicester pëson humbjen e dytë radhazi, këtë herë 1-2 në shtëpi përballë modestëve të Fulham. Në “King Power Stadium” miqtë nga Fulham arritën të shënojnë dy herë në pjesën e parë me anë të Lookman dhe Cavaleiro, ky i fundit nga pika e penalltisë. 

Nga ana tjetër futbollistët e Leicester dominuan me kontrollin e topit, por nuk arritën ta konkretizojnë këtë në raste shënimi, teksa golin e vetëm e shënoi Barnes në minutën e 86’, ndërsa më pas nuk arritën të shmangin humbjen.

Një javë më parë Leicester u mposht 3-0 në transfertë ndaj Liverpool, ndërsa humbja e dytë radhazi e la sërish në vendin e katërt me 18 pikë, pasi edhe kundërshtarët poshtë vetes në renditje, nuk arritën të fitojnë. 

Nga ana tjetër Fulham gjen fitoren e dytë sezonale dhe del nga zona e ftohtë e renditjes, pasi shkon përkohësisht në kuotën e 6 pikëve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %