Leicester në kriz rezultatesh

0 0
Read Time:47 Second

Brendan Rodgers mund të mos e ketë të gjatë qëndrimin e tij te skuadra e Leicester. ‘Dhelprat’ u mposhtën sot 5:2 nga Brighton.

Leicester City ka pësuar humbjen e radhës, kësaj radhe në udhëtim kundër skuadrës së Brighton, me rezultatin 5:2.

Iheanacho i dha epërsinë skuadrës së Leicester qysh në minutën e 1’, por kjo epërsi u shkri në minutën e 10’, kur Thomas shënoi autogol, kurse në minutën e 15’, Caicedo i dha epërsinë skuadrës së Brighton.

Daka barazoi në 2:2 në minutën e 33’, por Brighton vulosi gjithçka në pjesën e dytë me tri gola të shënuara.,

Trossard (64’) dhe Mac Allister (71’, 90+7’) vulosën rezultatin final 5:2.

Brighton shkon në 13 pikë për pozitën e katërt, kurse Leicester mbetet me një pikë dhe merr humbjen e pestë radhazi, duke qëndruar në pozitën e fundit në tabelë.

Brendan Rodgers është shumë afër shkarkimit nga posti i trajnerit. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %