Read Time:37 Second

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar marrëveshjen me Atletico Madrid për Antoine Griezmann.
Griezmann së shpejti do jetë plotësisht lojtari i ‘rojiblancos’, kjo pasi klubet kanë arritur marrëveshje për të.
Ditëve të fundit u raportua që Barça dhe Atletico kanë gjetur gjuhën e përbashkët për francezin, ndërsa e ka konfirmuar edhe presidenti Laporta.
“Është kryer dhe është një marrëveshje e mirë – ne do të marrim 20 milionë euro fikse dhe 4 shtesë, plus diferencën nëse Atletico e shet atë deri në 40 milionë euro”, konfirmoi ai.
“Nëse Griezmann do të kthehej, ne duhet të paguanim pagën e tij prej 36 milionë euro dhe do të kishte qenë një dramë”, përfundoi Laporta.
Mbetet të shihet kur do te zyrtarizohet tërësisht marrëveshja e arritur.