Connect with us

NBA

Lakersat me super rikthim fitojnë ndaj Clippersave

Published

on

0 0
Read Time:39 Second

Los Angeles Lakers ka shënuar fitore me rikthim ndaj Los Angeles Clippers, me shifrat 116-112, në kuadër të ligës më të fortë në NBA.

Çereku i parë nisi ngushtë me Clippersat që e fituan me një pikë epërsi 30-29. Clippersat vazhduan të dominojnë edhe në çerekun e dytë me 36-23.

Edhe perioda e tretë ishte në favor të këtyre të fundit duke e mbyllur me 30-25. Megjithatë, periudha e fundit ishte përcaktuese për fitoren e Lakersave, të cilët e fituan 39-16.

Më i dalluari në fitoren e Lakersave ishte LeBron James me 34 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime.

Lakersat pas fitores renditen në vendin e nëntë me 32 fitore dhe 28 humbje. Ndërsa Clippersat në pozitën e katërt me 37 fitore dhe 20 humbje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=