Connect with us

Home

Lajmet më të fundit nga transferet

Published

on

Në mungesë të disa orëve për mbylljen e merkatos, ka ende shumë operacione të hapura, nënshkrime jozyrtare dhe shumë thashetheme të minutës së fundit.

Acerbi kalon te Inter në huazim me të drejtë blerje.

“Qendërmbrojtësi i bashkohet Nerazzurrëve nga Lazio. Ai do të veshë fanellën me numrin 15. Përvojë dhe vendosmëri: me ardhjen e tij te Interi, Francesco Acerbi hap një kapitull të ri në historinë e tij profesionale. Tani është koha për një aventurë të re. Mirë se erdhe në Inter, Francesco!”, shkruan faqja zyrtare e Interit.

Chelsea është gati të mbyllë huazimin e Denis Zakarias.

Përveç mbylljes së transferimit të Aubameyang, ‘blutë’ tentojnë të mbyllin skajet e operacionit për të marrë shërbimet e mesfushorit të Juventusit, në formë huazimi për një sezon. Nëse mbyllet, kjo do të ishte nënshkrimi i tetë i Chelseat në këtë merkato verore.

Marcos Alonso tashmë është në Barcelonë.

Mbrojtësi i majtë i Chelsea mbërriti në kryeqytetin katalanas pas orës 19:00 me transport ajror nga Madridi, ku priste mbylljen e marrëveshjes. Gjithashtu, si kuriozitet, Marcos Alonso ka fluturuar në të njëjtin fluturim me Albert Botines, agjentin e Bellerin, i cili po ashtu është në pritje të dorëzimit të dokumentave për t’u bërë pjesë e Barcelonës.

PSG do të duhet të harrojë Skriniar

Skuadra pariziene nuk ka mundur ta bindë Interin me ofertën e saj dhe qendërmbrojtësi mbetet në Itali pavarësisht interesimit të Christophe Galtier. Pavarësisht se Al-Khelaifi mori kontrollin e negociatave, klubi italian është mbyllur në grup dhe nuk është i gatshëm ta shesë mbrojtësin në ditën e fundit të tregut. Interi nuk e pranon propozimin ekonomik të PSG -së , i cili nuk ka arritur në 80 milionë euro që ka pretenduar gjithmonë pala italiane.

BRAITHWAITE I thotë lamtumirë BARÇËS

Sulmuesi danez ka ndërprerë sot kontratën me Barçën pas një sezoni e gjysmë me Barcelonën. Pasi u zyrtarizua, Braithwaite donte të thoshte lamtumirë në rrjetet sociale, duke falënderuar mbështetjen që pati gjatë kohës së tij në Camp Nou .

“Ka qenë nder të përfaqësoj këtë klub. Gjithmonë kam dhënë më të mirën për tifozët dhe klubin dhe do të jem përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e treguar”, ka shkruar sulmuesi danez në llogarinë e tij në Instagram.

3 ekipe për Depay

Siç kanë shpjeguar Angelo Gomez dhe Ferran Martinez në Twitter  Memphis Depay ka 3 largime të mundshme: Real Sociedad, Sevilla dhe Olympique de Marseille. Gjithsesi, gjithçka duket se futbollisti holandez nuk mendon asnjë nga këto opsione. Çfarë do të ndodhë me Memphisin?.

Continue Reading

Home

Nga Zidane te Ten Hag, trajnerët që janë pa ‘punë’

Published

on

Një listë shumë e gjatë, e cila është vërtet mbresëlënëse. Ka shumë trajnerë që kërkojnë një ekip, duke filluar nga Zinedine Zidane, i cili fitoi gjithçka me Realin (dhe disa herë), por ka qenë praktikisht jashtë fushës që nga viti 2021, dhe duke përfunduar me Massimiliano Allegri, ende në lëvizje pas lamtumirës së tij të stuhishme me Juventus.

Në mesin e “të papunëve” të shkëlqyer nuk janë më Thomas Tuchel dhe Mauricio Pochettino, të bashkuar nga eksperiencat e tyre te PSG dhe Chelsea dhe tashmë trajner i Anglisë dhe SHBA-së, si dhe Jorge Sampaoli, i cili është kthyer në Francë dhe është trajneri i ri i Rennes, ndërsa Joachim Low mbetet ende jashtë, pa ekip që nga largimi nga Gjermania.

Të mos harrojmë Sergio Conceiçao dhe Maurizio Sarri, si dhe Erik ten Hag, i shkarkuar nga Manchester United dhe zëvendësuar nga Ruben Amorim.

Më pas janë Rudi Garcia, Graham Potter dhe Frank Lampard, por edhe Edin Terzic, finalist në Champions League me Borussia Dortmundin dhe Xavi, i larguar nga Barcelona “e tij”.

Në mbyllje të listës, duke përmendur vetëm më të njohurit, Sam Allardyce, Nico Kovac, Igor Tudor, Lucien Favre, Quique Setien, Walter Mazzarri, Rafael Benitez, Jurgen Klinsmann, David Moyes, Julien Stephan, Roger Schmidt, Daniele De Rossi, Davide Ballardini, Mark van Bommel, Patrick Vieira, Urs Fischer, Claude Puel, Leonardo Semplici, Aurelio Andreazzoli, Fatih Terim, Fabio Cannavaro dhe Gabriele Cioffi.

Të gjithë kërcënimet e mundshëm për trajnerët në të gjithë Evropën nëse gjërat shkojnë keq.

Continue Reading

Home

U tërhoq nga garat e Superligës, Feronikeli ’74 sot mban konferencë për media

Published

on

Skuadra Feronikeli ’74, pritet të zhvillojë sot konferencë të jashtëzakonshme për media, nga ora 14:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Kjo pas vendimit për tërheqje përfundimtare nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në njoftimin e skuadrës nga Drenasi, thuhet se vendimi për largim u mor për shkak të pakënaqësisë së madhe me mënyrën e referimit.

Continue Reading

Home

“Dridhet” pankina e Mancinit, Arabia Saudite mendon për trajnerin francez

Published

on

Rezultatet negative kanë bërë që te Arabia Saudite të mendojnë largimin e trajnerit Roberto Mancini. Në kualifikueset e Kupës së Botës, skuadra e drejtuar nga Mancini në 4 ndeshje, ka marrë vetëm 5 pikë.

Drejtuesit e Federatës po mendojnë për pasuesin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, arabët duan të ulin në pankinë Zinedine Zidane, me trajnerin francez që është pa skuadër që nga koha kur u “divorcua” me Real Madrid.

Zidane ka refuzuar shumë oferta kohëve të fundit, por një propozim faraonik nga Arabia Saudite mund t’i ndërrojë mendjen. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text