Një lajm i bujshëm dhe surprizë vjen nga Roma. Klubi kryeqytetas njofton se ka shkarkuar nga detyra trajnerin Daniele De Rossi.
“AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossin nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është miratuar në interes të ekipit, në mënyrë që të mund të rifillojë menjëherë rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij.
Daniele do të ketë gjithmonë një vend në shtëpinë verdhekuqe dhe e falenderojmë për punën e kryer gjatë këtyre muajve me pasion dhe dedikim. Do të ketë njoftime të tjera në lidhje me drejtuesin e ri të skuadrës”, shkruhet në njoftimin e klubit të Romës.