Read Time:21 Second

Stafi dhe lojtarët e Ballkanit kanë mbërritur në aeroportin “Adem Jashari”, pasi u nisën nga Praga në orën 08:30.
Ekipi mbërriti pa probleme në nisjen e dytë, pasi që mbrëmë u detyruan të kthehen për shkak të një incidenti në aeroplan, ku xhami i përparmë u plasarit.
Suharkasit po ktheheshin nga Praga, pas ndeshjes që zhvilluan me Slavia Praga në Conference League, ku humbën me rezultat të ngushtë, 3-2.