AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

La Liga shqyrton festën e Vinicius

0 0
Read Time:49 Second

La Liga ka reaguar lidhur me ngjarjet e mbrëmshme.

Derbi i Madridit u shëmtua qysh në start, kur tifozët e Atletico Madrid bënin thirrje raciste drejt Vinicius JR.

Ylli brazilian i Real Madrid u quajt “majmun” nga tifozët e Atletico Madrid. Këto thirrje kishin filluar qysh jashtë stadiumit, por u përcollën edhe brenda tribunave të ‘Metropolitano’.

Lidhur me këto probleme ka reaguar edhe La Liga, duke potencuar se racizmi s’ka vend në futboll.

“Ne denoncojmë të gjitha incidentet brenda dhe jashtë stadiumeve. Ne punojmë me klubet për ta mbajtur futbollin miqësor dhe të këndshëm”, thuhet në reagimin e La Liga.

“Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në La Liga dhe ne gjithmonë punojmë me klubet dhe autoritetet për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë çdo rast të tillë”, thuhet tutje.

La Liga, krahasuar me Premier League dhe Serie A, viteve të fundit ka qëndruar më mirë sa i përket problemeve me racizmin, por këtë vit duket se gjërat kanë dalë pak nga kontrolli.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=