AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

“Kuqezinjtë”, “finale” për Botërorin/ Publikohet formacioni “anti-Ukrainë”, Sylvinho vë Dakun e Muçin në sulm

“Kuqezinjtë”, “finale” për Botërorin/ Publikohet formacioni “anti-Ukrainë”, Sylvinho vë Dakun e Muçin në sulm

Pas rreth 1 ore Kombëtarja jonë do të zbresë në fushën e mitikut të Tiranës, “Air Albania”, ku përballë tyre është Ukraine , në sfidën e vlefshme për xhiron e 6-t dhe të fundit të këtij edicioni, të Nations League, ku padyshim rezultati që kërkohet është fitorja.

Sa i përket formacioneve tekniku Sylvinho ka vendosur të përdorë të njëjtin formacion 4-3-3, ku në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Balliu e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Ajeti e Ismajli, kjo për shkak të mungesës së Berat Gjimshitit.

Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Ernest Muçi, Bajrami e Laçi vendosen pas “bomberit” të vetëm, Mirlind Daku.

Në krahun tjetër, tekniku Serhiy Rebrov ka besuar sërish “yjeve” të tij, teksa ka hedhur në fushë lojtarë me shumë kualitet, si Dovbyk, Mudryk, Konoplya e Sudakov. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Resize text