AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Kupa e Shqipërisë: Përfundojnë dy ndeshjet e para të raundit të parë çerekfinal

Kupa e Shqipërisë: Përfundojnë dy ndeshjet e para të raundit të parë çerekfinal

Kupa e Shqipërisë 2024-25 ka përfunduar dy takimet e para të raundit të parë çerekfinal. Egnatia ka triumfuan 3-1 ndaj Bylisit, ndërsa Laçi dhe Partizani kanë barazuar pa gola.

Teurneu ka hyrë në një fazë të nxehtë ku tetë ekipe do të luftojnë për të arritur në gjysmëfinale, finale dhe më pas për të siguruar trofeun që të jep mundësi të luash në Kupat e Evropës.

Dy sfidat e para të ditës kanë përfunduar, teksa nga ora 17:00 do të vijë dueli mes Elbasanit dhe Vllaznisë. Të enjten do të zhvillohet Dinamo City – Skënderbeu.

Në Ballsh, Egnatia, kampione në fuqi e Kupës së Shqipërisë, ia doli të triumfonte pa shumë mund.

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 23 me Serxho Ujkën. Daniel Wotlia do të shënonte golin e dytë për rrogozhinasit njëmbëdhjetë minuta më vonë, duke vulosur edhe pjesën e parë me rezultatin 2-0 për Egnatian.

Në pjesën e dytë, Egnatia do të gjente një tjetër gol. Në miutën e 66, Redi Kasa shënoi për 3-0, teksa vetëm dy minuta më vonë vendasit do të realizonin me Flamur Ruçin.

Në sfidën tjetër, Laçi ia doli të qëndronte i fortë përballë Partizanit edhe pse kurbinasit mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Indrit Prodanit që në minutën e 18.

Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, kurbinasit provuan të shënonin në portën e miqëve, teksa edhe këta të fundit patën rastet e tyre. Megjithatë, tani gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.

Përballja e fundit e ditës në Kupë do të luhet mes Elbasanit dhe Vllaznisë duke filluar nga ora 17:00. Ndeshja e fundit mes dy skuadrave është luajtur në dhjetor në Superiore dhe shkodranët triumfuan 2-1. Në këtë raund, Elbasani mbërriti pasi eliminoi Teutën (2-0), ndërsa Vllaznia mundi Besën (1-0).

Të enjten, më 6 shkurt, do të zhvillohet dueli i fundit i raundit të parë çerekfinal në Kupën e Shqipërisë. Duke filluar nga ora 17:00 Dinamo City do të presë Skënderbeun.

Katër ndeshjet e kthimit janë programuar për më 26 shkurt, me fillim nga ora 13:30.

Resize text