Ish-ylli i Superliigës së Kosovës dhe tashmë analist, Taulant Dajaku, ka ardhur me një ide për ndeshjen Kosovë – Izrael. Ai thotë se në Fadil Vokrri duhet të dërgojmë 10 mijë fëmijë të veshur në të bardhë, për të dhënë mesazhin jopolitik, por kundër vrasjeve të fëmijëve në luftimet mes shtetit izraelit dhe Hamasit.
Kujtojmë se ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe Izraelit ishit planifikuar për muajin tetor, por gjendja e luftës në atë vend, ka bërë që të gjitha ndeshjet e Izraelit të shtyhen, ku nga FIFA u caktua dita e diele e 12 nëntorit për zhvillimin e kësaj ndeshje.
Kosova do të jetë nikoqire dhe biletat kanë dalë në shitje për këtë ndeshje, por një kërkesë interesante ka ardhur nga ish-futbollisti i shumë skuadrave në Kosovë.
Taulant Dajaku me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që në tribuna të jenë 10 mijë fëmijë të veshur në të bardhë, me mesazhin kundër vrasjeve të fëmijëve, pa asnjë mesazh politik të përfshirë.
Statusi i plotë i Dajakut:
Kujtojmë se ‘Dardanët’ në këtë ndeshje hyjnë me gjasa minimale për kualifikim nga grupi I, pas një kampanjë të dështuar në një grup relativisht të lehtë.
Në muajin nëntor, Kombëtarja e Kosovës zhvillon edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj kampanje. Fillimisht më 18 nëntor ndaj Zvicrës në udhëtim dhe pastaj tre ditë më vonë në Fadil Vokrri ndaj Bjellorusisë.