Connect with us

UEFA EURO 2024 Qualification

Kroacia fiton pa lodhje në Letoni, Bjellorusia mund minimalisht Andorrën

Published

on

Kanë përfunduar edhe 2 përballje të tjera, të kësaj të shtune, të vlefshme për xhiron e parafundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku të jemi të sinqertë nuk ka patur as spektakël dhe as numër të madh golash.

Kështu, Kroacia e Zlatko Dalic ka arritur një fitore të thjeshtë e pa lodhje, ndaj Letonisë, në “Skonto Stadions”, të Rigës, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e pastër 0 me 2. Fitorja e kroatëve erdhi shpejt, teksa fillimisht ishte Lovro Majer, i cili gjeti rrugën e rrjetës, në mintuën e 7’ të sfidës dhe vetëm 9 minuta më vonë, “fantazisti”, Andrej Kramaric dërgoi topin në rrjetë, për të “vulosur” rezultatin përfundimtar.

Në krahun tjetër, Bjellorusia arriti një fitore minimale, 1 me 0, ndaj Andorrës, në “Szusza Ferenc Stadion” të Budapestit, me golin e vetëm të sfidës, që erdhi nga “veterani” i sulmit bjellorus, Denis Laptev, në minutën e 83’-të të ndeshjes, duke siguruar 3 pikë të tjera, në këtë fazë kualifikuese për bjellorusët.

Përsa i përket klasifikimeve, Bjellorusia mbetet në vendin e 5-të të grupit I, kësaj here me 9 pikë, vetëm 1 më pak se Kosova e vendit të 4-t, e cila në mbrëmje do të përballet me Zvicrën, ndërsa Krocia ngjitet në vendin e 2-të, të grupit D, duke “parakaluar” kështu “Dragonjtë” e Uellsit e duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e fundit të kualifikueseve. 

UEFA EURO 2024 Qualification

Goditi kundërshtarin në miqësoren me Austrinë, Sane: Është faji im, nuk kisha asgjë personale me të

Published

on

Gjermania humbi 2-0 miqësoren ndaj Austrisë, takim të cilin djemtë e Julian Nagelsmann e luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 49’. Moment kur Leroy Sane u ndëshkua me karton të kuq.

Sane goditi në fytyrë Philipp Mwene dhe rrezikon të pezullohet me 3 ndeshje, duke humbur në këtë mënyrë miqësoret e ardhshme të Gjermanisë, veprim për të cilin sulmuesi i Bayern Munchen është penduar.

“Është faji im dhe i askujt tjetër. Unë duhet ta kontrolloj veten, pasi zhgënjeva skuadrën. Dua të qartësoj se nuk kisha asgjë personale me Philipp. Thjesht isha i motivuar në maksimum dhe doja që gjërat të shkonin në drejtimin e duhur”,- tha anësori i Bayern Munich.

Continue Reading

UEFA EURO 2024 Qualification

Shorti i “EURO 2024” po afron, UEFA bën publike katër vazot, Shqipërinë e pret “grupi i ferrit”

Published

on

Kroacia ka qenë kombëtarja e fundit që i ëhstë bashkuar listës së skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në EURO 2024. Kështu, është plotësuar numri me 21 skuadrat e kualifikuara, ndërsa tre të tjera do t’u shtohen pas fazës së play-off, për të formuar 24 ekipet që do të marrin pjesë në turne.

Duket qartë që vazoja e parë mban skuadrat e mëdha, me Gjermanin, Portugalinë, Francën, Spanjën, Belgjikën dhe Anglinë.

Në të dytën, ndodhet Danimarka, Hungaria, Austria, Shqipëria, Turqia dhe Rumania. Në vazon e tretë ndodhet Skocia, Sllovakia, Çekia, Sllovenia, Holanda dhe Kroacia. Ndërsa në vazon e fundit, Italia, Zvicra, Serbia dhe tre fituesit e fazës play-off.

Shqipëria pritet të ketë një grup tepër të vështirë, ku me shumë gjasa nuk do të shmanget dot “grupi i ferrit”.

Continue Reading

UEFA EURO 2024 Qualification

Kroacia e kualifikuara e fundit, Turqia e mbyll grupin D në vendin e parë

Published

on

Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku në grupin D, le të themi, që nuk ka patur asnjë surprizë përveç mungesës së goleadës, në fitoren e Kroacisë.

Kështu, Kroacia e Zlatko Dalic është bërë Kombëtarja e fundit, e cila kualifikohet për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me golin e Ante Budimir, që mjaftoi ndaj kundërshtarëve armenë, për të gjetur 3 pikët e arta, që siguruan pjesëmarrjen në Euro 2024, për skuadrën e teknikut Zlatko Dalic.

Në krahun tjetër, Turqia nuk ka shkuar më shumë barazimi, 1 me 1, ndaj “Dragonjve” të Uellsit. Nga një gol i Neco Ëilliams e Yusuf Yazici mjaftuan për të “vulosur” fatet e sfidës, por edhe vendin e parë të skuadrës së italianit Vincenzo Montella, në grupin D.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text