Qendërmbrojtësi francez tashmë shfaqet zyrtarisht në listën e lojtarëve të rinj për Ligën Santander 2022-23 dhe kjo do të thotë se ai mund të rreshtohet nga Xavi Hernández kundër Valladolidit.
Pasi nuk mundi të luajë në dy ditët e para kundër Rayo Vallecano dhe Real Sociedad, Kounde tashmë do jetë për xhiron e tretë.
Mbetet të shihet nëse Xavi Hernandez do startojë me francezin në ndeshjen e nesërme.
Takimi në mes Barcelonës dhe Valladolid zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 19:30.