Connect with us

Home

Kounde ende pa kontratë

Published

on

Situata mes Barcelonës dhe Jules Kounde po shkon duke u tensionuar.

Kounde ishte një nga dëshirat më të mëdha të Xavi Hernandez gjatë kësaj merkatoje, por lojtari akoma nuk ka bërë debutimin e tij me skuadrën e re, në kampionatin spanjoll La Liga.

Barca nuk po gjen hapësira në strukturën e pagave për ta regjistruar Jules Kounde dhe lojtari mungoi edhe ndaj Real Sociedad.

Sipas ‘Catalunya Radio’, Kounde po humb durimin me skuadrën dhe është goxha i nervozuar me situatën aktuale.

Nëse Barcelona nuk e regjistron lojtari deri në fundin e javës së ardhshme, atëherë francezi mund të zgjedh të largohet si transferim i lirë. Gjithsesi, te klubi ka besim të plotë se lojtari do të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Valladolid.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja e Barcelonës për një nga mbrojtësit më premtues aktualisht. 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text