AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Kostic zyrtarizohet

0 0
Read Time:48 Second

Filip Kostiç ka nënshkruar së fundmi për Juventusin dhe këtë të premte është organizuar një konferencë ku ai iu drejtua tifozëve.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, duhet ta them edhe një herë. Ndeshjen e fundit e fituam 3:0 dhe ishte shumë bukur. Doja një ndryshim të peizazhit. Vlahovic është këtu dhe jam shumë i lumtur. Dhe në përgjithësi, më vjen mirë që u bëra pjesë e Juventusit”, theksoi Kostic dhe më pas tregoi bisedën e tij me Vlahovicin para se të vinte në Juventus.

“Derisa isha duke luajtur me Vlahovic në kombëtaren e Serbisë, ai më pyeti se çfarë mendoja për klubin dhe shtoi se do të dëshironte që të luanim bashkë. Më tha shumë gjëra të bukura për Torinon. E shoh tani që ai kishte të drejtë për gjithçka. Kur më pyet për lojën ideale mes nesh të dyve, do të ishte një pasim në 16 metra nga ku Vlahovic mund të shënojë gol.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=