Connect with us

Home

Kosova e fton Ermal Krasniqin, por jo edhe Zenelin e Mujën

Published

on

Ermal Krasniqi është ftuar për herë të parë për ndeshje zyrtare nga Kombëtarja e Kosovës, për dy kualifikueset për Euro 2024 në qershor.

Kosova do të përballet me Rumaninë dhe Bjellorusinë gjatë këtij muaji në Grupin I kualifikues për turneun e verës së ardhshme në Gjermanisë.

Arbnor Muja i Antwerpit, me të cilin dje u shpall kampion i Belgjikës, nuk është ftuar, megjithatë.

Ish-anësori i Dritës ishte ftuar në kualifikueset e marsit, por nuk u përdor fare nga trajneri Alain Giresse – që i jap atij mundësi të zgjedhë ta përfaqësojë ndonjë kombëtare tjetër, pas zërave se e dëshiron Shqipëria.

Përveç tij, jashtë listës kanë mbetur edhe Arbër Zeneli i Stade de Reims dhe Florent Hadërgjonaj i Kasimpasa.

Derisa Zeneli ka luajtur tepër pak për ekipin e tij muajt e fundit në Ligue 1, mbrojtësi anësor ka qenë titullar vazhdimisht për ekipin e Superligës turke.

Jetmir Topalli dhe Hekuran Kryeziu – mesfushori i Winterthurit – janë ftuar po ashtu.

Kryeziu ishte një mungesë e gjatë në ekipin kombëtar për shkak të lëndimeve dhe mungesës së lojës me klube.

Giresse, megjithatë, nuk ka mundesa të theksuara për këto dy ndeshje vendimtare për ecurinë kualifikuese të Kosovës, pasi të gjithë lojtarët kryesorë janë të gatshëm.

Kosova e nisi shumë keq fushatën e dytë kualifikuese për një turne evropian, pasi barazoi me rivalin e drejtpërdrejt për vendin e dytë, Izraelin, para se të pësonte barazim tronditës me Andorrën në Prishtinë.

Si pasojë, verdhekaltrit kanë dy pikë pas dy ndeshjeve, duke mbetur mbrapa liderëve Zvicrës dhe Rumanisë që kanë nga gjashtë pikë.

Ndeshja e 16 qershorit me Rumaninë në Fadil Vokrri është në veçanti e rëndësishme, pasi një disfatë e mundshme do ta linte ekipin dardan shumë mbrapa për të qenë në gjendje të luftojë për një vend që çon në Evropian.

Tri ditë më vonë, të hënën më 19 qershor, Kosova udhëton drejt Budapestit për t’u përballur me Bjellorusinë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text