Connect with us

Serie A

Kontratë të re dhe rritje të ndjeshme page, Inter gati të shpërblejë Inzaghin nëse fiton Scudetton këtë sezon

Published

on

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi dotë shpërblehet me një kontratë të re nëse skuadra e tij fiton Scudetton këtë sezon në Serie A.

Trajneri 47-vjeçar italian ka magjepsur me performancën e tij te zikaltërit që nga ardhja në qershor të vitit 2021, duke i udhëhequr ata drejt dy Kupave të Italisë, tre Superkupave të Italisë dhe finalen e Champions League.

Këtë sezon, klubi më në fund duket në rrugën e duhur për të fituar Scudetton e 20-të, duke formuar kështu yllin e dytë në logon e tyre.

Inzaghi ka arritur ta transformojë Interin në një nga skuadrat më të rrezikshme në futbollin Europian, dhe e ardhmja e tij në klub nuk duket në dyshim, pavarësisht se ka vetëm 18 muaj të mbetur nga kontrata e tij aktuale.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kontrata e Inzaghit me Interin do të zgjatet automatikisht me një vit nëse klubi fiton kampionatin italian këtë sezon, por ai gjithashtu do të shpërblehet edhe me një rritje page të ndjeshme.

Simone Inzaghi ka drejtuar Interin në 141 ndeshje deri më tani, duke marrë 93 fitore, s4 barazime dhe 24 humbje në të gjithë kompeticionet.

Continue Reading

Serie A

Juventus fiton derbin, Weah e Yildiz i sigurojnë “Zonjës” 3 pikët ndaj Torino

Published

on

Juventus ka siguruar një fitore të madhe në “Derby della Mole”, teksa ka mundur në “Allianz Stadium”, rivalët e përjetshëm të Torino, me rezultatin e pastër 2-0, me përballjen e cila luhej në kuadër të javës së 12-të të Serie A.

Nga një gol në secilën pjesë mjaftuan për fitoren e djemve të teknikut Thiago Motta, teksa fillimisht ishte “fantazisti” amerikan Timothy Weah, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 18’-të, ndërsa “ylli” turk Kenan Yildiz “vulosi” gjithçka në minutën e 84’-t, pas një pasimi perfekt të portugezit Francisco Conceicao.

Falë këtij rezultati, skuadra e Juventus ngjitet në vendin e 3-të të tabelës, me 24 pikë po aq sa Inter i vendit të 2-të dhe 1 më pak se Napoli, ndërsa Torino mbetet në vendin e 12-të me 14 pikë. /i.m /abcnews.al

Continue Reading

Serie A

Juric në prag shkarkimi, Roma kthen vështrimin nga Roberto Mancini

Published

on

Disfata kundër Verona-s, ish ekipit të tij ku mori dhe emër, firmosi fatin e Ivan Juric, tani është thjeshtë çështje kohë që drejtuesit e Romës të shkarkojnë trajnerin. Zgjedhja e tij për të pasur Daniele de Rossin në krye të ekipit nuk rezultoi një lëvizje e goditur, ndërsa tani janë të detyruar të gjejnë një zgjidhje tjetër.

Në kryeqytetin italian ka nisur një sondazh në shkallë të gjerë për të gjetur një pasues të denjë. Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, duke nisur nga Paulo Sousa, trajneri aktual i Ah-Ahli, për të vijuar më pas me Edin Terzic, Graham Potter dhe deri te Lampard.

Këto janë vetëm disa nga opsionet, por dëshira më e madhe e drejtuesve është Roberto Mancini. Tekniku italian sapo mbylli një aventurë të dështuar në Arabinë Saudite dhe është gati të rikthehet menjëherë në aksion, gjithnjë nëse ekziston oferta dhe projekti i duhur. Gjithsesi, përtej dëshirës apo zërave, sipas Il Messaggero-s, Mancini nuk është kontaktuar ende zyrtarisht nga drejtuesit e Romës.

Continue Reading

Serie A

Fitore në “Meazza”, Inter i bën “presion” Napoli-t për kreun e tabelës

Published

on

Nuk e nisën mirë sezonin, ama po rikuperojnë ndeshje pas ndeshje.

“Zikaltërit” e Inter kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të diele, teksa ka arritur të triumfojë minimalisht 1-0 ndaj Venezia në “Giuseppe Meazza”, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Sfida pa dy gola të djemve të Simone Inzaghi, ama vetëm një ishte i rregullt, me “Demin” argjentinas, Lautaro Martinez, që shfrytëzoi në mënyrë perfekt një asist të Dimarco, duke tundur rrjetën kundërshtare për fitoren e madhe, ndërsa më herët golin e gjeti armeni Henrikh Mkthitaryan, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me anë të sistemit VAR, gjithçka rezultoi e parregullt, pas një pozicioni jashtë loje.

Sistemi VAR anulloi edhe një gol të Venezia me miqtë që barazuan shifrat në sekondat e fundit të lojës, por pas një rishikimi të aksionit, rezultoi se gjatë ndërtimit të tij ishte kryer një ndërhyrja e gabuar, duke shpëtuar “Zikaltërit” nga një tronditje e madhe.

Falë këtij triumfi, Inter ngjitet në kuotën e 24 pikëve, vetëm 1 më pak se Napoli kryesues, me të cilët do të përballen javën e ardhsme, ndërsa skuadra e Venezia mbetet në vendin e 18-të të tabelës, me vetëm 8 pikë. /i.m /abcnews.al

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=