Connect with us

Kombetarja e Kosoves

Kombëtarja e Kosovës zhvillon dy ndeshje në shtator, Franco Foda publikon listën me 25 futbollistë të ftuar

Published

on

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sezonin e ri të Ligës së Kombeve me dy ndeshje në muajin shtator dhe pak çaste më parë trajneri, Franco Foda, ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar.

Në grumbullim për herë të parë me Kosovën do të jetë ylli i Bundesligës, Elvis Rexhebeçaj, si dhe Fisnik Asllani e Eliot Bujupi.

Tre futbollistë nga Superliga e Kosovës janë ftuar për dy ndeshjet e shtatorit. Ilir Avdyli (portier), Ilir Krasniqi (mbrojtje) dhe Lindon Emërllahu (mesfushë).

Albion Rrahmani që bëri debutim ëndrrash për skuadrën e re, duke shënuar gol dhe kualifikuar në Ligë të Kampionëve, është gjithashtu i ftuar nga Foda, së bashku me bashkëlojtarin e tij te Sparta e Pragës, Ermal Krasniqi.

Lista e plotë me 25 futbollistë:

May be an image of one or more people and text

Kombëtarja e Kosovës e nis kampanjën e re në Ligën e Kombeve më 6 shtator, kur në Fadil Vokrri e pret Rumaninë, me përballjen që zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Tre ditë më vonë, Dardanët, luajnë ndaj Qipros.

Kosova është pjesë e Ligës C në grupin e dytë, ku përveç Rumanisë dhe Qipros, përballen edhe me Lituaninë.

Grumbullimi i parë për këto dy ndeshje do të jetë këtë të hënë (2 shtator) me stërvitjen që do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali me fillim nga ora 17:45.

Në të njëjtën ditë, Franco Foda, nga ora 13:00, do të mbajë konferencë për media.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text