Connect with us

Home

Koke për Vinicius : Mund ti dalë problem

Published

on

Kapiteni i Atletico Madridit, Koke Resurreccion, ka thënë që Vinicius Juniori do të jetë në hall nëse feston në stadiumin Wanda Metropolitano ashtu si e ka zakon.

Real Madridi dhe rivali i qytetit do ta luajnë derbin madrilen këtë të diel dhe kjo lojë vjen në një kohë kur braziliani po kritikohet për festën e tij që nga disa po cilësohet provokative dhe mosrespektuese ndaj kundërshtarit.

“Në fund të ditës, nëse ai shënon gol dhe vendos që të vallëzojë, është vendimi i tij. Secili për vete, dhe secili feston si do,” ka thënë Koke për Movistar+.

“Do t’i dalë problem, sigurisht. Është normale”, ka shtuar ai.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text