AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Klopp për Haaland : Të sigurohemi të mos ketë shumë prekje të topit

0 0
Read Time:42 Second

Jurgen Klopp ka folur për përballjen që skuadra e tij do ta ketë ndaj Manchester Cityt të dielën.

Ndonëse kjo sfidë është konsideruar gjithnjë e fortë dhe e paparashikueshme, tashmë për Klopp është shtuar edhe një pikë tjetër rreziku.

Bëhet fjalë për Erling Haaland që po kalon në një formë fantastike këtë sezon.

Në nëntë ndeshje, norvegjezi ka arritur të shënojë 15 gola.

Duke e parë këtë rendiment fantastik, Klopp ka thënë se duhet të kujdesen që të mos ketë shumë topa për të, ndërkaq tha se City ka edhe lojtarë të tjerë të rrezikshëm.

“Kur luan kundër sulmuesit më të mirë në botë për momentin, duhet të sigurohesh që ai të mos marrë shumë topa. Por ManCity ka lojtarë të tjerë të klasit botëror. Është një problem futbolli dhe ne përpiqemi të gjejmë zgjidhje”, përfundoi ai. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=