Klopp: Liverpool nuk është në garë për titull

0 0
Read Time:47 Second

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka komentuar gjendjen aktuale të ekipit të tij.

‘Reds’ nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin e ri në Premier Ligë.

Pas tetë xhirosh të zhvilluara në ligën angleze, Liverpooli ka dy fitore, dy humbje dhe katër barazime.

Kështu duke zënë pozitën e 10 me vetëm 10 pikë të grumbulluara deri më tano.

Së fundmi ‘Reds’ pësuan disfatë 3:2 nga lideri i Premier Ligës, Arsenal.

Forma e klubit ka shtyrë trajnerin Klopp të pranojë se shanset e tyre për titull tashmë kanë përfunduar.

“Ne nuk jemi në garën për titull”, tha gjermani.

“Ne kemi probleme për momentin, por duhet të vazhdojmë. Në një situatë si e jona, do të dalim dhe do të luftojmë. Nuk jemi këtu për të qenë të kënaqur me situatën dhe për të menduar për vitin e kaluar”, përfundoi ai.

Në Ligën e Kampionëve ‘Reds’ kanë zhvilluar tri paraqitje, prej tyre dy janë fitore dhe një humbje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %