Klopp flet pas ndeshjes me Rangers

0 0
Read Time:42 Second

Jurgen Klopp ka komentuar ndryshimet taktiket që ka bërë në formacion, në ndeshjen ndaj Rangers.

Trajneri gjerman ndryshoi skemën 4-3-3 dhe iu kthye një formacioni 4-2-3-1 (në letër), por 4-4-2 në interpretim, formacion që rezultoi shumë i suksesshëm.

Për këto ndryshime, trajneri ka folur më hollësisht në paraqitjen para gazetarëve.

“Ne u kthyem në një formacion më bazik 4-4-2 dhe e luajtëm goxha mirë. Ndërronim anën e fushës shumë mirë, e bëmë kompakte, dhe ata s’mund të luanin përmes”, ka thënë Klopp.

“Ata luanin shumë me topa të gjatë dhe ne fitonim topat e dytë. Ndryshimi taktik definitivisht na ndihmoi shumë, kështu që do të shohim se si luajmë në vazhdim”, shtoi gjermani.

Liverpool fitoi mbrëmë 2:0, me golat e shënuara nga Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %