AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Klopp flet para ndeshjes me Arsenal

0 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur për ndeshjen ndaj Arsenal.

Arsenal do të jenë nikoqir të Liverpool, në ndeshjen e xhiros së nëntë në Premier Ligë.

Në atë takim me formë më të mirë do hynë ‘Topçinjtë’, pasi në tetë ndeshje kanë shtatë fitore dhe një humbje.

Kurse, ‘Reds’ në shtatë ndeshje kanë dy fitore, katër barazime dhe një humbje.

E, përpara atij takimi është Klopp që ka folur duke thënë se duhet të ndryshojnë sistemin e lojës.

“Është e rëndësishme të bëhemi përsëri të paparashikueshëm,” tha ai përpara udhëtimit në ‘Emirates’.

“Ne kemi nevojë për sisteme të ndryshme edhe për këtë, dhe kështu [4-3-3] nuk është sistemi i vetëm që mund të luajmë.

Me një 4-4-2, a është 4-3-3, a është 4-5-1, a është 4-2-3-1, ne nuk duam ta bëjmë më të komplikuar, por padyshim që ka më shumë sistemet në dispozicion për ne dhe ne duhet të zgjedhim tani se cili është më i miri për ne për t’u përballur me kundërshtarin e ardhshëm”, u shpreh Klopp.

Ndeshja në mes Arsenal – Liverpool zhvillohet më nëntë tetor (e diele), me fillim nga ora 17:30.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=