Connect with us
SKY

Home

Kimmich : Duam të fitojm grupin

Published

on

Joshua Kimmich ka folur lidhur me ndeshjet e radhës së kombëtares së Gjermanisë.

Gjermania do të luajë ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Para këtyre ndeshjeve, në konferencë për shtyp është paraqitur Joshua Kimmich, i cili ka thënë se synimi i gjermanëve është të dalin të parët në grup.

Sipas tij, një triumf në Ligën e Kombeve do të ndihmonte në vetëbesimin e kombëtares.

“Nëse nuk fiton, mungon pak vetëbesimi”, ka thënë Kimmich.

“Me këtë kemi të bëjmë tani. Ka të bëjë me synimin për të fituar grupin”, shtoi ai.

Gjermania do të shfrytëzojë ndeshjet e Ligës së Kombeve për të kapur ritmin para Kupës së Botës që do të luhet në Katar, mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti. 

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text