Këto janë rezultatet e Superligës

0 0
Read Time:1 Minute, 7 Second

Tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës kanë përfunduar.

Gjilani kanë triumfuar në udhëtim te Malisheva me rezultat minimal 1-0.

Theophilus Solomon ishte realizator i golit të vetëm dhe të fitores për Gjilanin, në minutën e 52`.

Në minutën e 63` Malisheva kishte mundësi ta barazonte rezultatit nga pika e bardhë.

Megjithatë, Enea Koliçi priti me këmbë goditjen e Alban Shillovës, duke e ruajtur epërsinë e ekipit të tij.

Tani Gjilani pas 11 javësh ka 18 pikë në vendin e tretë në tabelë, teksa Malisheva renditet në vendin e parafundit me tetë sosh.

Dueli në stadiumin “Bajram Aliu” në mes Drenicës dhe Ballkanit përfundoi me rezultat 1-1.

Ishte ky barazimi i parë për kampionët aktual të Kosovës.

Fillimisht ishin ‘kuqezinjtë’ të cilët kaluan në epërsi përmes Osman Meziut në minutën e 57`.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 81` nga Armend Thaqi.

Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në vendin e dytë në tabelë me 22 pikë, ndërsa Drenica ka 12 sosh në pozitën e gjashtë

Trepça 89` dhe Llapi kanë ndarë pikët, pasi ndeshja përfundoi 3:3.

Mitrovicasit tre herë ishin në epërsi, por nuk arritën ta mbajnë atë.

Me këtë barazim, tani ’89-shi ka dhjetë pikë të mbledhura dhe pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë.

Në anën tjetër, Llapi ka 13 pikë në pozitën e pestë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %