AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Këto janë ndeshjet që luhen sot në Champions – Sevilla e Unitedi luftojnë për vendet e dyta

Këto janë ndeshjet që luhen sot në Champions – Sevilla e Unitedi luftojnë për vendet e dyta

Sot do të luhen ndeshjet e mbetura të xhiros së pestë të Champions League.

Grupi ku ende nuk ka përfunduar asgjë është grupi B, në të cilën bëjnë pjesë Arsenali, Sevilla, Lensi dhe PSV-ja.

Në këtë grup, vendin e parë e ka Arsenali me nëntë pikë, që do ta pres Lensin i cili është në pozitën e tretë me pesë pikë.

Kurse, PSV-ja do të udhëtojë për në Sevilla, atje ku baskëve iu nevojitet fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për kalimin e grupit.

Aktualisht, Sevilla ka vetëm dy pikë nga katër ndeshje e cila zë pozitën e fundit në tabelë, ndërsa PSV-ja është në pozitën e dytë me pikë të njëjta sa Lensi, pesë sosh.

Garë e ashpër për vendin e dytë do të bëhet edhe në grupin A, ku për pozitën e dytë në garë janë Copenhagen, Galatasary dhe Manchester United, ndërsa Bayerni tashmë e ka siguruar kualifikimin me 12 pikë nga katër ndeshje.

Galata e cila është në pozitën e tretë me katër pikë do ta pres Unitedin i cili nga katër ndeshje të zhvilluara ka vetëm një fitore dhe tri humbje.

Ndërsa, Copenhagen që është në pozitën e dytë do të udhëtojë për në Gjermani, ku do të ndeshet me Bayern Munichun.

Më poshtë gjeni të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot në kuadër të Champions League:

Galatasaray – Manchester United

Sevilla – PSV

Arsenal – Lens

Bayern Munich – Copenhagen

Benfica – Inter

Braga – Union Berlin

Real Madrid – Napoli

Real Sociedad – Salzburg

Resize text