AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Keq e më keq për Arsenalin, mposhtet nga Newcastle United

Keq e më keq për Arsenalin, mposhtet nga Newcastle United

Arsenali ka pësuar humbjen e radhës në Premierligë, duke u mposhtur nga Newcastle United me rezultat 1:0.

Kjo është humbja e dytë këtë sezon e skuadrës së Mikel Artetës, që tani mbetet larg skuadrave të kreut të tabelës.

Topçinjtë patën posedimin e topit gjatë tërë takimit, por nuk realizuan as edhe një goditje të rrezikshme në drejtim të portës, teksa vendasit patën disa raste shënimi.

Një gol i hershëm e përcaktoi fatin e këtij takimi.

Ishte sulmuesi suedez, Alexander Isak, që shënoi për 1:0 në minutën e 12-të, i asistuar nga Anthony Gordon.

25-vjeçari po kalon fantastike, pasi në tri takimet e fundit ka shënuar tre gola, duke i realizuar Chelseat në kupë dhe Premierligë dhe tani Arsenalit.

Në vazhdim të ndeshjes nuk pati më gola, me Newcastle United që e merr fitoren e katërt sezonale, duke u ngjitur në vendin e tetë.

Arsenali në anën tjetër me humbjen e dytë këtë sezon, tani mund ta humbasë edhe pozitën e tretë dhe potencialisht Manchester City si lider të shkëputet me tetë pikë, e Liverpooli i vendit të dytë me shtatë pikë.

Resize text