AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Kaq para fitojnë klubet shqipëtare në EL

0 0
Read Time:1 Minute, 7 Second

Kukësi, Teuta dhe Laçi do të nisin më 27 gusht rrugëtimin në Ligën e Europës. Luhet për prestigj dhe mbi të gjitha për miliona, ndaj edhe skuadrat janë mobilizuar që minimalisht ta kalojnë një raund në këtë kompeticion. Vetëm pjesëmarrja sigurisht që sjell bonuset e veta, e megjithatë qëllimi është që të shtojnë disa para më shumë.

Kukësi – Verilindorët vetëm duke qenë pjesë e turit të parë marrin 240 mijë euro. E megjithatë, përpjekjet e klubit janë që ta kalojnë Slavian e Sofies për të çuar përfitimet në 500 mijë euro, pasi kualifikimi do i shtonte edhe 260 mijë euro.

Teuta – Për durrsakët ka nisur mirë kjo verë. Si fitues të Kupës së Shqipërisë përfituan nga FSHF-ja 50 milionë lekë (të vjetër), e më tej duke transferuar Sherif Kallakun te Lokomotiva e Zagrebit morën afro 150 mijë euro. Të sigurta kanë edhe 240 mijë euro si pjesëmarrës në turin e parë, por nëse do të kalonin Beitarin, atëherë përfitimet do të shkonin në afro 690 mijë euro. Një buxhet i mjaftueshëm për të qenë të qetë në sezonin 2020-2021.

Laçi – Ashtu si Kukësi, edhe Laçi të sigurta ka vetëm 240 mijë euro nga pjesëmarrja në turin e parë. Ndaj të besuarit e Armando Cungut do të luajnë gjithçka për gjithçka në Azerbajxhan përballë Keshlas, për t’i çuar përfitimet në 500 mijë euro. /sportnews3

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=