Reali i Madridit do të presë sonte në mbrëmje Alaveshin në “Santiago Bernabéu”, që korrespondon me javën e 7-të të La Liga-s.
Skuadra e Ançelotit mundi Espanjolin të shtunën 4-1, ndoshta në ndeshjen e tyre më të mirë deri tani në këtë sezon.
Por suksesi kundër Espanjolit ka bërë dhe “viktima’ te Reali. Për ndeshjen kundër Alaveshit, trajneri italian nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Dani Karvahal. Edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, mbrojtësi ka pasur dhimbje muskulore që do ta detyrojnë të pushojë për disa ditë.
Dje ai u stërvit individualisht në ambientet e klubit. Por shqetësimi më i madh i Realit nuk është mungesa e tij kundër Alaveshit, por pikëpyetja e tij për derbin e së dielës kundër Atletikos në “Metropolitano”.