Connect with us

UEFA EURO 2024 Qualification

Kaos me tifozë në Bullgari, plagosje e zjarrvënie

Published

on

Në Bullgari raportohet që ka të plagosur dhe zjarrvënie pas përplasjes së tifozëve të futbollit me policinë.

Tifozë të klubeve të ndryshme të futbollit por edhe ata të kombëtares bullgare po protestojnë kundër udhëheqësisë së Federatës së Futbollit të Bullgarisë,  para ndeshjes Bullgari-Hungari për kualifikimet në Euro 2024.

Protesta ka filluar në orën 17:00, dhe tensionet kanë eskaluar pas orës 18:00, pasi tifozët ultra, kanë hedhur gurë e fishekzjarrë në drejtim të policisë.

Kjo e fundit ka reaguar duke hedhur sprej në drejtim të protestuesve.

Burime të pakonfirmuara, sipas Sofiaglobe, thonë që ka edhe të lënduar, mes tyre edhe dy policë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text