Connect with us
Girl in a jacket

Home

Kane: Fitore e madhe, ta mbajmë me çdo kusht vendin e katërt

Published

on

Tottenham fitoi 2-0 derbin e Londrës përballë Chelsea, duke siguruar tri pikë fantastike për objektivin Champions League. Harry Kane realizoi golin e dytë të sfidës.

Kapiteni është ngjitur në kuotën e 18 golave sezonalë në Premier League. Mbi të qëndron vetëm Erling Haaland me 27 gola. Pas ndeshjes, bomberi anglez deklaroi:

Chelsea është një skuadër e madhe, është e vështirë të përballesh me ta. Por, ne luajtëm shumë mirë sot, i kryem shumë mirë detyrat tona.

Është fantastike të fitosh pa pësuar gol. Ishte tepër e rëndësishme dhe ia dolëm. Skuadra u shfaq shumë solide në fushë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text