Juventusi i është rikthyer fitoreve në Serie A.
Pas humbjes në derbin ndaj Napolit, bardhezinjtë sot mposhtë skuadrën e Empolit me rezultat të thellë, 4-1, shkruanIndeksOnline.
Mysafirët shkuan në pushim me epërsi, pasi Mattia De Sciglio shënoi gol qysh në minutën e katërt.
Në pjesën e dytë, Juventusi u këndell dhe arriti ta pëmbyste rezultatin, madje duke shënuar katër gola.
Transferi më i ri, Roland Kolo Mauni shënoi dy gola brenda tre minutave.
Francezi fillimisht shënoi në minutën e 61-të, e pastaj në të 63-tin minut.
Dusan Vlahovic me një supergol vulosi fitoren e ”Zonjës së vjetër” në minutën e 90-të, ndërsa golin e fundit e shënoi Francisco Conceicao në 90+2.
Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 40 pikëve dhe ngritet në vendin e katërt të tabelës.
Në anen tjetër, Empoli renditet në pozitën e 17-të, me 21 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/