Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në përballjen ndaj Fiorentinas.
“Zonja e Vjetër” edhe pse më e mirë në pjesën më të madhe të kohës, barazoi me rezultat 2:2.
Khephren Thuram me një gol të bukur solo e zhbllokoi rezultatin, duke kaluar Juven në epërsi (20’).
Sidoqoftë, mysafirët u këndellen shpejtë përmes ish lojtarit të Juves Moise Kean, që u asistua nga Yacine Adili (38’).
Juventus ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, ku pas vetëm tre minutave Thuram gjeti sërish rrugën drejtë rrjetës. Këtë herë shënoi lehtë nga afërsia pas asistimit të Koopmeiners (48’).
Sidoqoftë, Fiorentina s’u dorëzua dhe e fitoi një pikë falë një eurogoli të Riccardo Sottil (87’).
Juve qëndron në pozitën e gjashtë me 32 pikë, aq sa ka Fiorentina një vend më lartë.