Connect with us

Serie A

Juventusi kthehet te fitoret pas tri barazimeve radhazi, triumfon ndaj Milanit në derbi

Published

on

Juventusi është hakmarrë ndaj Milanit për humbjen që këta të fundit ia shkaktuan në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë.

Zonja e Vjetër tani ka fituar 2:0, në përballjen e zhvilluar në Allianz Stadium, në kuadër të Serie A-së.

Skuadra e Thiago Mottas ishte për një nuancë më e mirë, pasi pati posedimin e topit dhe rastet më të mira në tërësi.

Milani krijoi rrezik për kundërshtarët vetëm në pjesën e parë, por asnjëherë nuk realizuan, me 45 minutat e parë që u mbyllën pa gola.

Në pjesën e dytë, Juventusi tregoi karakter, duke shënuar dy herë, ndërsa mysafirët nuk goditën asnjëherë në portë gjatë këtyre 45 minutave.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 59-të. Gonzalez asistoi, ndërsa Mbangula e çoi topin në rrjetë për 1:0.

Vetëm pesë minuta më vonë, Weah realizoi për 2:0, pas asistimit të Thuram.

Deri në përfundim të ndeshjes, nuk pati më ndryshim në rezultat, me Juventusin që kthehet te fitoret pas tri barazimeve radhazi në Serie A.

Kujtojmë se Zonja e Vjetër është skuadra e vetme në elitën e futbollit italian pa pësuar humbje këtë sezon. Në anën tjetër, Milani, nuk po kalon kohë aspak të mirë, ndonëse fitoi pak ditë më herët Superkupën e Italisë./nacionale

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text