AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Juventus pranon golin e parë këtë edicion, Cagliari e ndal në barazim

Juventus pranon golin e parë këtë edicion, Cagliari e ndal në barazim

Penalltia e konkretizuar në minutën e 88-të nga rumuni Razvan Marin, është goli i parë që skuadra e Juventusit e ka pranuar këtë edicion.

Cagliari e barazoi rezultatin në “Alianz Stadium” të Torinos, duke ia mohuar “Zonjës së Vjetër” fitoren, njofton Klankosova.tv.

Vendasit e morën avantazhin poashtu nga pika e bardhë, përmes serbit Dusan Vlahoviq, por që nuk u mjaftoi për 3 pikë.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Thiago Motta ka dështuar ta kap vendin e dytë dhe t’i rrijë afër liderit, Napolit, raporton Klankosova.tv.

Ekipi i Amir Rrahmanit mbetet lider pas shtatë xhirove, me 16 pikë, pasuar nga kampioni aktual, Inter, që ka dy më pak, kurse Juventus është i treti me 13 sosh.

Resize text