Juventus ka siguruar një fitore të madhe në “Derby della Mole”, teksa ka mundur në “Allianz Stadium”, rivalët e përjetshëm të Torino, me rezultatin e pastër 2-0, me përballjen e cila luhej në kuadër të javës së 12-të të Serie A.
Nga një gol në secilën pjesë mjaftuan për fitoren e djemve të teknikut Thiago Motta, teksa fillimisht ishte “fantazisti” amerikan Timothy Weah, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 18’-të, ndërsa “ylli” turk Kenan Yildiz “vulosi” gjithçka në minutën e 84’-t, pas një pasimi perfekt të portugezit Francisco Conceicao.
Falë këtij rezultati, skuadra e Juventus ngjitet në vendin e 3-të të tabelës, me 24 pikë po aq sa Inter i vendit të 2-të dhe 1 më pak se Napoli, ndërsa Torino mbetet në vendin e 12-të me 14 pikë. /i.m /abcnews.al
Juventus zhgënjen teksa nuk shkon në më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Lecces. U mendua se heroi. Ibardhezinjve do ishte Cambiasso, me golin e tij në të 68-tën, por nuk ndodh kështu, pasi vendasit barazuan në fund me Rebic.
Bardhezinjtë janë në vendin e gjashtë dhe synojnë ngjitjen në tabelë. Lecce, ku luan edhe Ylber Ramadani është në vendin e 16-të.
Takimi tjetër i kësaj xhiroje, Roma- Atalanta luhet të hënën.
AC Milan ka shënuar fitore 3:0 në San Siro ndaj Empolit, duke u kthyer kështu në rrugën e fitoreve në Serie A.
Pas dy barazimeve radhazi në kampionatin italian, Kuqezinjtë tani kanë shënuar fitore me lehtësi.
Vendasit ishin më të mirë gjatë 90 minutave, duke krijuar disa raste të rrezikshme, e në anën tjetër Empoli nuk dërgoi asnjë gjuajtje në drejtim të Mike Maignan.
Goli i parë erdhi në minutën e 19-të, kur Alvaro Morata shënoi për 1:0.
Reijnders e dyfishoi epërsinë në minutën e fundit të pjesës së parë dhe me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë e takimit.
Në 45 minutat në vazhdim u shënua vetëm një gol.
Ylli holandez, Reijnders e realizoi golin e dytë personal në këtë takim, për rezultatin përfundimtar 3:0.
Pas kësaj fitoreje, Milani tani ka 22 pikë në 13 ndeshje, shtatë më pak se lideri, Napoli.
Ylli holandez, Denzel Dumfries, tani edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e re me Interin, që e mbanë atë në klub deri në verën e vitit 2028, pavarësisht se për të interesohen disa skuadra nga Premierliga.
Manchester United, Aston Villa e Everton ishin në mesin e skuadrave që e kërkonin yllin e Interit, por ai vendosi të vazhdonte me zikaltrit.
Reprezentuesi holandez kishte qenë në negociata për shumë muaj, pasi kontrata e tij aktuale përfundonte në qershor 2025.
Interi ishte gjithmonë i bindur se mund ta bindte mbrojtësin e krahut të djathtë të vendoste nënshkrimin mbi kontratën e re dhe konfirmoi se marrëveshja është nënshkruar këtë mbrëmje.
Sipas Calciomercato.com, Dumfries kishte fituar rreth 2.5 milionë euro në sezon dhe tani do të marrë një pagë në vlerë 4 milionë euro neto për sezon.
Ai është ende në gjendje të përfitojë nga ligjet italiane të taksave për lojtarët e sjellë nga jashtë, kështu që kjo do të kushtojë dukshëm më pak për klubin.
Inter nënshkroi Dumfries nga PSV Eindhoven në verën e vitit 2021 për 14.25 milionë euro dhe vlera e tij është rritur shumë në tregun e transferimeve që atëherë.
Kjo solli interesim nga disa klube të Premierligës, më së shumti nga Manchester United, Everton dhe Aston Villa.
28-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me 21 asistime në 147 ndeshje konkurruese për Interin.