Julas Kounde nuk ka arritur të rikuperohet

0 0
Read Time:32 Second

Julas Kounde nuk ka arritur të rikuperohet për ndeshjen ndaj Interit në kuadër të Champions League.

Përballja e mesjavës do ta gjejë futbollistin jo të gatshëm për këtë sfidë, pas lëndimit që mori në ndeshjen që Franca luajti ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve.

Mjekët e Barcelonës ende nuk kanë dhënë ndonjë datë specifike se kur mund të kthehet lojtari, por brenda kampit katalunas i “kryqëzojnë gishtrinjtë” që francezi të jetë gati për El Clasico.

Lojtari është kthyer në një pikë referimi në qendër të mbrojtjes, andaj një mungesë e mundshme e tij të shtunën e 16 tetorit  do të jetë shumë e madhe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %